Zaev: Mickoski dëgjohet në bomba si mbron kriminelë

I çuditshëm është ky Mickoski dhe të tjerët rreth tij. E dini si, gjithkund ai dëgjohet në bomba të ndryshme si ai dakorodon, si bën krime, si mbron kriminelë, si e obstruon sjelljen e Ligjit për prokurorinë publike, si rregullisht pranon para për financimin e partisë dhe të fushatës dhe këtë e tregon fytyra e shëmtuar, u përgjigj sot në Shtip lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në pyetje të gazetarëve për bombën e re, e cila sot në mëngjes është publikuar për hapësirën banesore në Butel.

– Advertisement –

Ai theksoi se përmes kësaj bombe nga ana tjetër, opozita tenton me bisedime ta involvojë përmes personave të tretë.