Zaev komenton situatën në Mal të Zi: Dhuna nuk i ngjan më Ballkanit

Gjithsesi sikur edhe të gjithë qytetarët edhe mua si kryetar komune të Qeverisë më brengos çdo situatë retrograde e cila ndodh në rajon dhe me të vërtetë duhet ta dënojmë për shkak të asaj që nuk është mirë, deklaroi kryeministri Zoran Zaev duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në lidhje me ngjarjet në Mal të Zi, në ngjarjen e sotme me rastin e promovimit të pullës postare për 30 vjetorin e pavarësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Sipas Zaevit, e drejta e protestës gjithkund është e lejuar, por dhuna më nuk i ngjan Ballkanit.

Në frymën e politikave të sotme – dialogut dhe diplomacisë, porositi se duhet të ulet dhe të bisedohet.

“Gjithmonë dialogu dhe diplomacia japin rezultate. Ç’farëdo që të jetë. Madje, ja edhe çështjet fetare kundrejt popullit në vendet tona fqinje miqësore me të vërtetë është ndjenjë e pakëndshme edhe për ne këtu, maqedonasit por edhe për të gjithë qytetarët të cilët jetojmë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ballkani ulet në tryezë së bashku, diskuton për agjendën evropiane, kemi bashkëpunim. Të gjithë politikanët bisedojnë me njëri-tjetrin. Gjithsesi ka plus një shkallë të bashkëpunimit të shkëlqyer ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë e cila është e dukshme. Në ftesë të hapur ndaj Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnja e Hercegovinës, sepse e ndajmë fatin e njejtë, por dëshirojmë edhe të ardhme të njejtë”, përfundoi Zaev.