Vetë koalicioni është krijuar në programe dhe themele të shëndosha dhe arriti suksese serioze. Ne zgjidhëm çështje ndërkombëtare, e integruam vendin, bëmë reforma serioze në vend dhe suksese ekonomike, tha kryeministri Zoran Zaev duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas pjesëmarrjes në Karvanin e NATO-s dhe debatit me studentët e USHCM në temën:”Rruga e anëtarësimit në NATO: nga vendi i izoluar në vend të integruar”.
Shtoi se në gjithë këtë periudhë prej dy vjet e gjysmë të ekzistimit të këtij koalicioni kishte edhe punë të ndryshme që ndodhën.
“Duhet të them se për shumicën e çështjeve ose për pjesën më të madhe të çështjeve ndërtojmë politika të përbashkëta dhe votojmë bashkë. Për një pjesë të çështjeve e shihni edhe vetë se edhe në përbërjen e koalicionit LSDM nga viti 2016 pa BDI-në, ai që ishte koalicioni inicial kemi ndonjëherë dallime për çështje të caktuara”, theksoi kryeministri.
Theksoi se drejtorin e Revizionit Shtetëror bashkë e kishin përcaktuar, por ja, siç shtoi, në moment të fundit kaloi në një lloj të marrëveshjes ose çfarëdo që ndodhi kaloi vetëm emri shqiptar i kandidatëve për Këshill Gjyqësor, ndërsa emri maqedonas nuk kaloi. “Nuk e di pse ndodhi kjo. Unë nuk i di se kush janë kandidatët, Parlamenti shpall konkurs, por edhe për punë të tjera të caktuara vijnë sinjale të cilat ne i analizojmë dhe do të kontrollojmë se çka ndodh në thelb”, tha Zaevi.
Ai theksoi se në nivel të Qeverisë funksionojnë, duke informuar se sot është përcaktuar Buxheti dhe është kthyer në Kuvend.
“Bashkë i përcaktuam propozimet deri te presidenti i shtetit të shtetit në seancë të mbyllur për 21 ambasadorë dhe ato do të dorëzohen sot. Njëzëri ishin sjellë vendimet. Nuk flas vetëm për BDI-në, por të gjitha partitë të cilat marrin pjesë në Qeveri. Por sipas gjitha gjasave zgjedhjet e bëjnë punën e tyre, dëshiroj të them, qëndrime egoiste të subjekteve politike në pjesën e pozicionimit të tyre para vetë votuesve. Secili e ka atë të drejtë. Unë derisa funksionon koalicioni, dëshiroj të funksionojë, të qëndrojë dhe ta kryejë punën deri në fund, ndërsa e drejta e përcaktimit të secili subjekt politik se si do të vendoset është e drejtë e tij. Në fund të ditës apo thamë se zgjedhjet na tregojmë se çka presin qytetarët për të ardhmen e shtetit dhe përmes cilave personalitete, subjekte politike këtë e presin. Si do t’i definojnë votat e tyre në vetë proceset zgjedhore gjegjësisht varësisht asaj se kush do të fitojë në vetë zgjedhjet, ashtu do të ndërtohen edhe koalicionet”, deklaroi Zaevi.
Shumë shpesh, siç theksoi kryeministri, nuk domethënë se vetëm fituesit mund të formojnë qeveri për atë se nëse kanë programe të ndryshme, nëse me të vërtetë janë të grindur kanë problem, atëherë mund të kenë sukses në koalicione.