Zaev: Helikopterët s’mund të veprojnë natën, s’mund të rrezikojnë qytetarët

Kryeministri Zoran Zaev ka arritur në Koçan i shoqëruar nga disa ministra.

Ka njoftuar, se gjendja në Koçan tani është nën kontroll, por ka folur edhe për helikopterët të cilët do të angazhohen nesër në mëngjes.

“Për fat të keq digjen shumë pyje, por për fat të keq, as te ne as në vendet tjera nuk mund të veprojnë helikopterët. Ata nuk mund të rrezikojnë qytetarët dhe as objektet derisa veprojnë natën”, tha Zaevi, transmeton TV21.