Zaev: Gjuhën shqipe mund ta mësojë vetëm ai që do ta avancojë

Kryeministri Zoran Zaev thotë se do të respektojë rekomandimet e Komisionit të Venedikut për ligjin e gjuhëve dhe të njëjtat do të ja përcjell ministrisë së drejtësisë për të reviduar ligjin në fjalë. Ai thotë se që në fillim të procedurës për këtë ligj kanë thënë se do të respektojnë rekomandimet e Komisionit, ndërsa kujton se shumica parlamentare solli një ligj avangard që tejkalon edhe praktikën evropiane të përdorimit të gjuhëve. Por, Zaev thotë se nuk dëshiron që një e drejtë të kufiazojë një tjetër të drejtë që vlen për të gjithë qytetarët. Ai shprehet i bindur se të gjitha partitë e shumicës parlamentare njëzëri do të implementojnë rekomandimet e Komisionit të Venedikut.

Zoran Zaev, Kryeministër i RMV-së
“Komisioni i Venedikut është tregues i mirë duke na treguar në të gjitha zgjidhjet logjore në drejtësi, por edhe në këtë zgjidhje ligjore se ku mund të shkelin të drejta dhe vlera të tjera. Është e thënë në mënyrë shumë precize në pjesën e gjyqësorit, thotë mirë është që tejkalohet edhe kufiri i përdorimit evropian të gjuhëve, por e shkelni një të drejtë tjetër, të drejtën për drejtësi të barabartë, drejtësi në kohë dhe mospengim të drejtësisë. Kjo është e drejta kulminore njerëzore dhe ka të bëjë tekstualisht me të gjithë. Sugjerimet këtu janë shumë precize dhe unë besoj se shumica parlamentare këtë do ta respektojë deri në fund. LSDM sigurisht, partnerët tanë të koalicionit besoj sigurisht pasi bisedojmë për këtë çështje. Askush nuk dëshiron të humb lëndë në gjykatë, ose të gjykohet padrejtësisht, të mos dëshmohet kriminalitet apo procedurë tjetër qytetare, vetëm sepse një e drejtë tjetër është tejkaluar më tej se linjat e kuqe dhe e drejta për drejtësi është dëmtuar”

Nga VMRO-DPMNE thonë se Komisioni i Venedikut vetëm se ka konfirmuar vërejtjet të cilat kjo parti i ka dhënë gjatë miratimit të këtij ligji dhe ka dëshmuar se kanë pasur të drejtë në të gjitha konstatimet e deritanishme.

Naum Stoilkovski, VMRO-DPMNE
“Absolutisht, qëndrimi i komisionit të Venedikut është i rëndësishëm, andaj edhe dërgohet teksti ligjor. Zakonisht dërgohet propozim teksti dhe më pas miratohet ligji dhe jo si në rastin e marrëveshjes mes LSDM dhe BDI që të sillet ligji dhe më pas siç thanë të implementojnë vërrejtjet e Komisionit të Venedikut. Ky raport i komisionit e ka vërtetuar atë që VMRO-DPMNE e thoshte në vazhdimësi dhe ajo është se kjo zgjidhje ligjore e ngarkon shoqërinë, lëvizjen e dokumenteve veçanërisht në pjesën e gjyqsorit dhe e konfirmon atë që VMRO-DPMNE e thoshte, se VMRO-DPMNE është për përdorimin e gjuhëve por kjo të bëhet në përputhje me normat ligjore dhe të paraqet lehtësim të komunikimit ndër institucional. Ajo që duhet të bëhet është të respektohet qëndrimi i Komisionit të Venedikut por e shohim që kjo tanimë ka shkaktuar mosdurim brenda koalicionit qeveritar”

Kreu i Qeverisë thotë se përveç pjesës në gjyqsor, do të implementojnë edhe rekomandimet që kanë të bëjnë me pjesët e tjera të ligjit për përdorimin e gjuhëve, ndërsa pasi të përpilohet ndryshimet do të dërgohen edhe një herë në Komisionin e Venedikut për shqyrtim./SHENJA/