Zaev edhe një mandat si lider partie, votohet sot në LSDM

Socialdemokratët më zgjedhjet që do të mbahen sot, do të vendosin nëse kryetari aktual i partisë, Zoran Zaev duhet ta marrë edhe mandatin e tretë.

Këto janë zgjedhjet e para ku të gjithë anëtarët e LSDM-së do të votojnë, dhe pasi bëhet fjalë për një kandidat, do të mund të votohet “për” ose “kundër” Zoran Zaevit.

Pritet të votojnë 68.999 anëtarë.

“Të gjithë anëtarët e regjistruar në mënyrë aktive të LSDM-së do të mund ta realizojnë të drejtën e tyre të votimit drejtpërdrejt dhe me votim të fshehtë për zgjedhje të kryetarit të komunës së tyre në vendvotimin përkatës”, thonë nga LSDM./TV21