Zaev: Dekreti i Bajdenit është mesazh shumë serioz

Kryeministri Zoran Zaev ka thënë se lufta kundër krimit dhe korrupsionit me të vërtet i shkatërron shoqëritë demokratike dhe kur SHBA, demokracia më e pastër e jep këtë mesazh, për ne është mesazh i pastër për inkurajim.

Ai ka thënë se dekreti ka të bëjë me të gjithë ata që e pengojnë, bllokojnë marrëveshjen e Prespës dhe Ohrit.
“Dekreti është njëllojë konfirmimi për vlerat për të cilat bëjnë përpjekje Qeveria. Krimi dhe korrupsioni i shkatërron shoqëritë demokratike dhe për këtë shkak ky është një mesazh serioz për inkurajim dhe motivim shtesë. Është rruga në të cilën duhet të zhvillohet bota demokratike. Është mesazh për ata që bllokojnë dhe minojnë. Marrëveshja e Prespës dhe Ohrit respektohen shumë në SHBA dhe ata dhanë shumë përkrahje për ato marrëveshje”, ka deklaruar Zaev.