Kryeministri Zoran Zaev ka folur për fillimin e vitit të ri shkollor. Ai është pyetur nga gazetarët për ankesat e shumta për mungesën e pajsjeve teknologjike për realizimin e mësimit online.
“Procedura për blerjen e 40.000 kompjuterë do të zgjaste deri në prill. Për ata që nuk kanë pajisjet e nevojshme, ka materiale të regjistruara që kanë një orar të duhur. Besoj se do t’i pajisim mjetet teknike me donacione, varësisht nga kush mund – Qeveria, ministritë apo institucionet e tjera. Ne do ta bëjmë çdo fëmijë të ndihet i barabartë me të tjerët”, deklaroi Zaev. /SHENJA/