Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ka porositur liderët e partive politike të arrijnë konsensus për datën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ndërsa më pas ai do ta përmbush
detyrimin e tij kushtetues që të shpallë zgjedhjet.
Xhaferi në deklaratën për “360 gradë”, në fakt i është përgjigjur kryetarit të KSHZ-së, Oliver Derkovski i cili në një deklaratë për MIA ka thënë se konsideron se nuk arsye për caktimin e seancës së KSHZ-së për shkak faktit se sipas tij, “që të vazhdojë i tërë procesi zgjedhor, duhet së pari kryetari i Kuvendit të sjell vendim për datë të re për zgjedhje”.
“Dihet përmes Kushtetutës se kush shpall zgjedhje. Unë si kryetar i Kuvendit i kam shpallur zgjedhjet më 12 prill, kur më informuan se ka konsensus. Le të arrijnë konsensus dhe do ta përmbush detyrimin tim kushtetues”, ka thënë Xhaferi.
Kryetari në dorëheqje i Kuvendit, para rreth një muaji ka porositur se pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, KSHZ menjëherë duhet të fillojë me përgatitjen e zgjedhjeve.
“Nuk mund që KSHZ-ja të kushtëzojë. Ajo obligohet që sipas vendimit të kryetarit të Kuvendit, ndërsa në këtë rast edhe sipas dekretit, obligohet të veprojë sipas afateve ku ka ngelë. Eventualisht lidhur me atë që Lista zgjedhore është azhurnua deri më 12 prill, pastaj do të jetë datë e re, deri në atë datë Kodi zgjedhor, detyrimet e organeve shtetërore veçmas të MPB-së ku është shërbimi amë, kanë detyrim periodik në tre muaj të dorëzojnë raport për azhurnimin e Listës zgjedhore”, ka thënë Xhaferi më 7 maj në intervistën për TV Telma./MIA
Lajme Xhaferi: Partitë le të arrijnë konsensus dhe do ta përmbush detyrimin tim...