Xhaferi: Deputetët mund të punojnë edhe gjatë orës policore

Kryeparlamentari Talat Xhaferi, duke folur për seancën tha se deputetët mund të punojnë edhe gjatë orës policore, pasi që nuk kanë kufizim të lëvizjes.

“Deputetët nuk kanë kufizim të lëvizjes. Mund të lëvizin edhe gjatë orës policore, edhe gjatë gjendjes së krizës”, tha Talat Xhaferi – Kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.