Wiler: Pandemia po përhapet shpejtë

Kryetari i Institutit për Sëmundje Infektive “Robert Koch”, Lothar Wiler sot deklaroi se është i shqetësuar për zhvillimin e gjendjes epidemiologjike në Gjermani dhe numrin e të infektuarve të rinj nga koronavirusi i ri (Covid-19).

Wiler në konferencë për shtyp, deklaroi se Gjermania dhe bota janë në kulmin e përhapjes së shpejtë të pandemisë.

Sipas tij, qytetarët janë bërë të pakujdesshëm, nuk respektojnë më rregullat e higjienës dhe distancës, dhe kjo aktualisht çon në vatra shumë të vogla në të gjithë Gjermaninë.

Wiler u bëri thirrje qytetarëve që të vazhdojnë t’i marrin seriozisht rregullat e koronës, pasi ato janë mënyra e vetme për të sjellë nën kontroll epideminë.

“Kjo është në duart tona”, tha ai, duke shtuar se nuk dihej nëse ky është fillimi i valës së dytë.

“Zhvillimet janë vërtet shqetësuese”, përsëriti Wiler.

Lidhur me planifikimin për hapjen e shkollave pas pushimeve verore, ai tha se shkollat duhet të hapen, por sipas rregullave të caktuara.

Kolegia e tij, Ute Rekroth sqaroi se njerëzit infektohen në festime familjare, në punë, në takime me miqtë, por edhe gjatë qëndrimit jashtë vendit.

Megjithatë, ajo thekson se shumica e pacientëve janë të infektuar në Gjermani.