“Western Union – Unionnet” solidarizohet me Libanin

“Western Union – Unionnet” ka aplikuar provizione zero për dërgesa parash në Liban në shenjë solidarizimi me popullin libanez i cili përballet me një tragjedi të rendë pas shpërthimit të tmerrshëm në Bejrut në 4 gusht.

Këtë lajm e bëri të ditur përfaqsuesi i “Western Union – Unioni” Financiar Shkup, Ylli Marku.

Tarifa zero vlen për të gjitha transferet drejt Libanit për tërheqje në dollarë amerikanë.

Unioni Financiar Shkup si agjent i Western Union, njofton se aplikimi i provizionit zero ka nisur nga sot në të gjitha pikat e rrjetit Unionnet.