Lëvizja Vetëvendosje i ka falënderuar të gjithë bashkëvendësit që kanë kontribuuar në fondin për menaxhimin e situatës me Covid-19.
Sipas këtij subjekti politik, nga këto kontribute deri tani janë mbledhur mbi 20 mijë euro.
“Në kohën kur edhe vendi ynë sikur e gjithë bota po përballen me Pandeminë Covid-19 sfidat janë jo të vogla. Gjithmonë, por veçanërisht në kohëra krizash e sfidash, solidariteti shoqëror është i domosdoshëm, gjithnjë sipas mundësive për të synuar sa më shumë barazi ndërmjet nesh”.
“Pas hapjes nga Qeveria të fondit për menaxhimin me Covid19 shumë bashkëvendës nga mërgata e nga Kosova po dhurojnë për të përballuar sa më lehtë krizën. Kësaj ndihme ju bashkua edhe Kryeministri Kurti i cili ka vendosur që gjysmën e pagës ta dërgojë për fondin”.
“Kësaj iniciative po i përgjigjen edhe shumë deputetë, ministra e zëvendësministra të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Nga këto kontribute deri tani janë mbledhur mbi 20 mijë euro duke shpresuar se kjo shifër do të rritet edhe më shumë ditëve në vijim. I falënderojmë të gjithë për kontributin”.