Vuçiq tregon se çka pret nga konferenca e Mynihut, pjesë e të cilës është edhe Kurti

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq do të marrë pjesë në një konferencë dyditore të sigurisë në Mynih ku ai do të zhvillojë një seri takimesh dypalëshe me zyrtarë të huaj.

Pjesë e kësaj konference do të jetë edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe emisari i Amerikës për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Para nisjes, Vuçiq theksoi rëndësinë e konferencës së Mynihut, duke deklaruar se pas takimit ai do të jetë në gjendje të vlerësojë më mirë se cilat janë hapat e ardhshëm për qeverinë e Prishtinës, Gjermaninë, SHBA-së dhe përfaqësuesve të tjerë të bashkësisë ndërkombëtare, raporton Tanjug.