Vuçiq thotë se mund të flitet edhe për tema të tjera, përveç ekonomisë në Uashington

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se në takimin e Uashingonit, nuk e përjashton mundësinë që të bisedohen edhe tema të tjera – përveç për ekonomi.

“Në Shtëpinë e Bardhë, përveqç për çështje ekonomike, nuk e përjashtoj mundësinë se do të ketë edhe tema të tjera”, ka thënë ai, pasi priti në Beograd anëtarin e Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Milorad Dodikun.

Ndryshe takimi mes kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, është paralajmëruar për 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë.