Vuçiq: Dialogu mund të vazhdojë, por pa njohje e kërkimfalje për Kosovën

Rifillimi i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë tash e sa kohë është duke u kërkuar nga ndërkombëtarët, mirëpo edhe qeveria e re e Albin Kurtit, është zotuar se prioritet do ta ketë rifillimin e dialogut.Mirëpo, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, në një bashkëbisedim me qytetarët në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se, në rast se Kosova niset për bisedime me Beogradin zyrtar me shantazhe, duhet ta harrojë vazhdimin e dialogut dhe se kjo është një ide shumë e gabuar.
Sipas tij, nëse Prishtina zyrtare vjen me ndonjë propozim i cili nuk është thelbësor për dialogun, por të vije me propozimin se si ta njohim pavarësinë e Kosovës dhe sa më shpejt Serbia të bëjë kërkimfalje, atëherë siç u shpreh Vuçiq, nuk ka se çfarë të diskutohet në mes të Kosovës dhe Serbisë.“Por, përsëri, shpresoj se do të ketë njerëz më të arsyeshëm, racionalë që e kuptojnë se është e rëndësishme të bisedojmë dhe të përpiqen të kërkojnë një kompromis. Dhe nëse nuk dëshirojnë, nëse mendojnë se mund ta mposhtin Serbinë me shantazhe, atëherë ata e kanë shumë gabim”, theksoi Vuçiq.