Votuan rreth 20 mijë persona, ky është rezultati i sondazhit të fundit me partitë politike në Kosovë

Gazeta “Bota sot” ka realizuar një sondazh online, i cili  kishte pyetjen se “Cilën parti në Kosovë do ta votonit?”

Sondazhi është bërë përmes faqes “strawpoll.com”, ku gjithçka është transparente dhe askush nuk mund të votojë dy herë.

Sondazhi ka përfshirë partitë kryesore politike në Kosovë, përfshirë edhe Vjosa Osmanin, ku kjo e fundit doli më mirë se PDK-ja në këtë sondazh.

Lëvizja Vetëvendosje prinë bindshëm në sondazh, me rreth 12 mijë vota, apo 65%.

LDK-ja renditet e dyta me 2350 vota, apo 12.8%, saktësisht 1% më shumë se Partia e Vjosa Osmanit, e cila ka marrë përkrahjen e 11.8% të votuesve në këtë sondazh.

Partia e Kadri Veselit, PDK-ja ka marrë 7% të votave, ndërsa pjesën tjetër e përbëjnë partitë AAK-ja, Nisma dhe AKR-ja./Botasot

Image