VMRO-ja ka paralajmëruar mundësinë që të kërkohet përgjegjësi ndaj presidentit Stevo Pendarovski me anë të masës së njohur si Impiçment. Opozitarët e akuzojnë presdentitin se ka mbrojtur interesat partiake të LSDM-së kur ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në vend.
Zëdhënësi i VMRO-së Dimçe Arsovski, paralajmëroi mundësinë e një mase të tillë por nuk përmendi një datë specifike.
“Ne kemi thënë se Pendarovski është bashkëpunëtor i mafias së Zaevit, e cila fatkeqësisht funksionon në këtë shtet më mirë se mafia më e madhe në botë ‘Cosa Nostra’”, tha Arsovski.
Dje partia opozitare e bëri të qartë se nuk do të votojnë në Kuvend për konfirmimin e vendimeve të Pendarovskit, i cili për pesë herë e vazhdoi gjendjen e jashtëzakonshme. /SHENJA/