Qeveria e LSDM-së punon në dëm të qytetarëve dhe në kushte të krizës ekonomike i rrit të dhënat drejt shtetit.
Akciza e rritura për karburantet do të bie drejtpërdrejtë në barë të kompanive dhe qytetarëve. Do të jetë në dëm të të gjithëve, ndërsa ekziston edhe mundësi serioze për tronditje çmimesh.
Vrimat e buxhetit që janë rezultat i punës së paaftë dhe të kotë të qeverisë së LSDM-së do të duhet të mbushen me paratë e qytetarëve, dhe më të prekurit do të jenë të varfërit.
Në tërë botën, qeveritë ndihmojnë popullin e tyre, vetëm qeveria e Spasovskit dhe Zaevit merr nga populli.
LSDM punon vetëm për realizimin e interesave të një grupi të vogël oligarkësh. Ekziston dyshim serioz se njerëzit afër qeverisë kryejnë malverzime me karburantin ekstra të lehtë.
Përllogaritja thotë se rreth nëntë milionë euro është fitimi i realizuar duke keqpërdorur shitjen e karburantit ekstra të lehtë në Maqedoni. Maqedonisë i duhen pesë milionë litra karburant ekstra të lehtë, ndërsa importon 55 milionë litra. Pyetja logjike është se ku përfundojnë 50 milionë litra karburant të mbetur në vlerë prej nëntë milionë euro?
Qytetarët e kanë të qartë se dikush përfiton në shpinë të tyre në kushte të krizës serioze ekonomike. I bëjmë thirrje qeverisë që të revokojë menjëherë këtë masë të dëmshme në mënyrë që të mbrojë interesat e qytetarëve.