VMRO – DPMNE-ja me anë të një komunikate për media ka akuzuar LSDM-në, për shkak se këta të fundit gjatë dy muajve të fundit kanë bërë mbi 4.100 punësime partiake, për të përfituar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, raporton Shenja.
Qeveria e LSDM-së pranoi që për 2 muaj ka punësuar 4.131 ushtarë partiakë. Qeveria e LSDM-së nuk e mohoi që e ka rritur numrin e administratës duke bërë 4.100 punësime për vetëm 2 muaj. Ky është korrupsion elektoral, me të cilin Zaevi mundohet të shpëtojë nga humbja dhe të ik nga përgjegjësia për krimet e bëra. Pas çdo ushtari partiak të punësuar nga LSDM-ja qëndron një qytetarë i zhgënjyer, kualitetet e të cilit nuk janë të njohura për Qeverinë dhe për këtë arsye po ikin kuadrot e kualifikuara. Lufta e Zaevit është për të shpëtuar nga përgjegjësia për krimet e tij”, thuhet në komunikatën e VMRO – DPMNE-së. /SHENJA/