VMRO – DPMNE: Filipçe nuk punon asgjë, sistemi shëndetësor duhet të jetë gati për valën e vjeshtës

Nga VMRO-DPMNE thonë se bota është përpara sfidës me llojin delta të Kovid-19, dhe parashikojnë rrezik më të madh në stinën e vjeshtës. Andaj kanë adresuar masa deri te Filipce, me qëllim siç thonë për parapërgatitje për valën e re. Oliver Zafrisovski nga kjo parti thotë se Ministri Filipce duhet ta përgatisë sistemin me qëllim që spitalet të jenë gati.

“Filipçe patjetër ta përgatisë sistemin, me qëllim që spitalet të jenë të gatshme për çfarëdo skenari. Sipas njohurive tona, nuk po punohet asgjë në drejtim të përgatitjes për valën e mundshme në vjeshtë. Filipçe të tregojë nëse spitalet janë të përgatitura për valën e re kovid, dhe nëse jo, pse deri më tani nuk është ndërmarrë asgjë?! Në mënyrë shtesë menjëherë të bëhet hartë e spitaleve që do të përfshihen në projektin e Kovid qendrave, me qëllim që të mos vijmë në gjendje që i gjithë sistemi shëndetësorë të mjekojë vetëm Kovid pacientë, ndërsa pacientët tjerë t’i lëmë në mëshirë dhe pamëshirë”, theksoi Oliver Zfirovski nga VMRO-DPMNE.