VMRO-DPMNE e gatshme për zgjedhje më 15 korrik

Deputeti i VMRO-DPMNE-së Antonijo Milloshovski pohon se partia e tij është e gatshme për zgjedhje më 15 korrik, nëse përmbushen dy kushtet e kërkuara, protokollet shëndetësore dhe misioni mbikëqyrës i OSBE/ODIHR-së.

“Përderisa përmbushen kushtet për praninë e misionit mbikëqyrës të OSBE/ODIHR-së dhe protokollet shëndetësore serioze për fushtën zgjedhore dhe ditën e votimit, VMRO-DPMNE do të marrë pjesë në zgjedhjet më 15 korrik dhe do të jetë parti fituese” tha Milloshovski./TV21