Vjosa Osmani shpenzon 50 herë më pak për dreka e darka se Hashim Thaçi

U.d e presidentit, Vjosa Osmani ka thënë se për 11 muaj sa është duke qëndruar në pozitën e kryetares së Kuvendit, e tash edhe të presidentit, ka shpenzuar 1 mijë e 478 euro, raporton Gazeta Express.

Këto komente Osmani i ka bërë derisa i ka krahasuar shpenzimet e saj për dreka e darka me ato të paraardhësit të saj në pozitën e presidentit, Hashim Thaçit.

“Thaçi gjatë pandemisë për gjashtë muaj për dreka e darka zyrtare ka shpenzuar 76 mijë euro kurse unë për 11 muaj, në pozitën e kryetares së Kuvendit dhe të presidentes kam shpenzuar 1,478 euro”, ka thënë Vjosa Osmani në Kallxo.com.

Ditë më parë përmes një shkrimi në Facebook, u.d e presidentit, ka publikuar edhe një krahasim në mes të shpenzimeve që ka bërë ajo dhe ish-kreu i Kuvendit, Kadri Veseli