Vjosa Osmani dhe Lindita Nikolla në Shkup, në ceremoninë e pranimit të kufomave

Në ceremoninë e pranimit të kufomave të viktimave të aksidentit tragjik në Bullgari, në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, të pranishëm janë edhe përfaqësues të lartë të Kosovës dhe Shqipërisë.

Nga Kosova është presidentja e shtetit, Vjosa Osmani, ndërkaq nga Shqipëria është kryeparlamentarja, Lindita Nikolla dhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, transmeton TV21.

Tashmë ka përfunduar nxjerrja e kufomave nga aeroplanët dhe të njëjtat do t’u dorëzohen familjarëve.