Vjenë: “Asnjë dëshmi e sulmuesit të dytë”

Autoritetet austriake kanë shqyrtuar afërsisht gjysmën e 20.000 videove të dëshmitarëve që janë dorëzuar në polici nga publiku dhe deri më tani nuk kanë gjetur prova se kishte më shumë se një sulmues të përfshirë në të shtënat.

Sidoqoftë, ata theksuan se hetimi në lidhej me këtë çështje vazhdon.

Fillimisht policia kishte thënë se mund të ketë më shumë se një  person të përfshirë në sulmin e së hënës.

Një zëdhënës i policisë i tha CNN-it se kjo bazohej në dëshmitë e dëshmitarëve dhe nga thirrjet e emergjencës. Klan Kosova