Vjen përkrahja e radhës nga Negotina e Gostivarit për koalicionin ASH-AAA

Me dekada në Negotinë e rrethinë investimet në kulturë kanë qenë të paimagjinueshme. Sot ne kemi një ndër qendrat më moderne të kulturës. Falë ALTERNATIVËS, artistët e gjithë Komunës tonë kanë çerdhen e tyre – Shtëpinë e Kulturës. Prandaj, unë si njeri i këngës, njeri i artit, pa asnjë mëdyshje përkrah koalicionin AAA&ASH, si opsion politik që përkrah kulturën shqiptare. Përkrahja ime për këtë koalicion është veprimi më i vogël që do ta bënte çdo artist që sheh dhe dëgjon me sy e me vesh artisti! (Bekim Rexhepi)