Vjedhja e shekullit – para me thasë për komandantët e konvertuar në politikanë nga privatizimet, terminalet, autostradat, mishi kanceroz e tjera

Shkruan: Ramazan Bekteshi

Menjehere pas lufte disa komandante n’a dolen si biznismene te afte, inventiv e me nam, u bene shume me te njohur se me te bemat e tyre gjate luftes. Disa, jo te gjitha, ne Kosoven e pasluftes ishin alfa & omega per degradim ekonomik dhe per buxhetin e Kosoves. Pse, sepse njohurite e tyre per rregullat e tregut te lire i kuptuan si “merr shlirshem sa me shume, sa s’ka ardh ai tjetri me t’i fshij.” Ja disa strategji qe u aplikuan ne Kosoven e pasluftes.

Strategjia #1. Ne raste te vecanta filluan t’i rekrutojne disa te pasur, t’i intimidojne se ata gjoja tere biznesin e kane bere ne kohe okupimi, se ishin profitere lufte dhe t’i shantazhonin derisa ata do te kerkonin lemoshe nga komandantet qe ata t’i mbronin nga piratet, konkurrenca, nga shteti dhe tatimet. Tani kur komandanti apo miku i komandantit verenin mvaresi, dobesi dhe pasiguri te biznismeni ata e rritnin pazarin, dhe beheshin partnere me perqindje, biznismeni me para e komandanti pa para, por me force e influence politike duke i ndare aksionet, ne fillim me perqindje me te ulte por me letra, sa te ekzistoje biznesi.

Strategjia #2. Caku i bizneseve: Lokalet, toka, nafta, duhani, sigurimet, ushqimi, ndertimtaria, importet, terminalet. Qellimi korporatat: Posta-telekomi, KEK, doganat, aeroporti, minierat, agjensia e privatizimit, autostradat.

Strategjia #3. Per te menaxhuar sa me shume asete shtetrore e plaçke nga qytetaret, komandantet qe shumica e tyre ishin bere politikane kyç te Kosoves lidhen fjalen me besa-bese se do t’ia mbronin shpinen njeri-tjetrit me te gjithe forcen dhe autoritetin shteteror dhe ate ne te gjitha shtyllat e shtetit. Fillimi ishte monopartiak brenda PDK-se dhe shpesh e benin ashiqare, ne nivel qendror e lokal me kercnim e yxhym, zaten e moren edhe kete epitet. Dukagjini bente perjashtim, pse valle? Sot, pas cdo biznesi te fuqishem ne Kosove besohet se meshifet nje politikan i fuqishem.

Strategjia #4. Lidhja e alencave afatgjate me parti politike per te qeverisur sa me gjate dhe per te mbrojtur interesat biznesore qe tani me kane hudh shtat e kontrollohen rrepte nga qarqe te caktuara partiake dhe bi-partiake. Derisa ishte gjall Presidenti Rugova, ai nuk lejoi qe HTH te behet kryeminister, sepse vizionin rugovian as sot e kesaj dite s’e kuptojne disa ne LDK. Me kalimin ne amshim te presidentit dhe me ardhjen e Ises ne krye te LDK-se u be afrimi me PDK-ne u krijuan edhe aleancat politike dhe ekonomike. Zaten Isa si kryetar i Prishtines e kishte edhe monopolin, ai bile u be aksionar edhe KF Prishtina. Ai e dinte marifetin e ‘biznesit’, per ndryshim nga PDK-ja ai e bente pa zhurme, me “kulture”, me kurtha dhe ne heshtje te plote sepse nuk e kishte guximin e HTH. ‘Gjarpni’ ia dinte dobesite Ises dhe sebashku lidhen alenca politike dhe partneritet ne biznese. Hasha, edhepse më me pak shkolle, e shoshiste si deshte dhe kur deshte ‘akademikun’. Dy here qeverisen bashke dhe kur e shfrytezonte mire-e-mire dhe s’i duhej me, HTH e rrezonte Isen, perbuzshem. Dy here e rrezoi Isen, dhe tani heren e trete e ka shti ne vallen e turpit Hotin, ne kohe pandemie.

Autostradat: Sa fitohet ne nje projekt autostrade: Nese gjatesia e dy autostradave tona eshte 120 km dhe kostoja per 1 km ishte 15.6 miljon derisa Serbia per 1km paguan 6.8 milion poashtu nga punekryesi Bechtel&Enka, i bie se politikanet tane vodhen shume, aq shume sa me vie turp mua t’a shkruaj shifren e qe lexuesi mund t’a llogaris vete. Me kaq para do te duhej te ishte lidh me autostrade edhe Peja, Gjakova, Gjilani, e Mitrovica. A duhet dikush te jap pergjegjesi per vjedhjen e shekullit apo do te vazhdojme te heshtim.

Terminalet: Poashtu menaxhohen nga njerez te politikaneve sidomos nga PDK. Por te njeri terminal drejtor eshte djali i Isa Mustafes. Projektimi real i profitit te terminaleve per nje dekade eshte rreth 400 milione, po rrafsh aq. Andaj s’eshte cudi pse Isa e HTH e zgjedhin njeri-tjetrin dhe ia ruajne shpinen shoqi-shojit me hyqymet. Perndryshe, humbja e pushtetit per keta dy do te thoshte edhe konfiskimi i pasurise dhe ballafaqim me drejtesine.

Shperlarja e parave: Teknikat e shperlarjes se parave behet me metoda jokonvencionale, perms transfereve bankare me emrime dhe per qellime qe mbeten enigme, me konspiracion te thelle ngjajshem si ne Kolumbi, Meksike, disa vende arabe si dhe shtetet turkike te ish-Bashkimit Sovjetik.

Klientet: Zakonisht jane politikanet tane te rangut te larte si dhe gjyqtaret, prokuroret, kapot e nentokes, dhe familjare te politikaneve.

Investimet me parate e pista jashte vendi: Zakonisht blehen apartamente superluksoze, vila, mall, apo hapen kompani ne vende te huaja. Poashtu mendohet se vetem ne Prishtine rreth 8000 banesa te gatshme qe nuk shiten nje kohe te gjate mund te jene investim me para te pista.

Shtetet e supozuara: Dyshimet per meshefjen e parave te pista jane: Zvicra, Dubai, Qipro, Gjibraltari, Londra, Ishujtë Kajman si dhe Amerika Latine.

Lenja anash e infrastruktures ligjore me qellim nga politikanet tane, mundeson qe shumica e biznesit te behet me Cash edhe pas 20 vitesh, duke u dhene hapsire parave te pista te levizin lirshem pa u ditur origjina e pa u ndeshkuar.

Politika si art i mashtrimit, me tere potencialin financiar tani me eshte bere aq e fuqishme ne Kosove sa qe eshte ne gjendje te bleje cdo institucion te mundshem. Ajo cka bie ne sy dhe eshte karakteristike, se keta multimilionere te pas luftes me para te pista nuk jane aspak gjeneroz, as human. Asnje shembull zemergjersie, as per familjet e bashkeluftareve qe rriten jetima ne varferi te skajshme.

Zaten edhe shkurorzimi i ngutshem i LDK-se nga VV me ndihmen e HTH u be qe te ruhen pronat e pista, dhe te mbeten te lire nga ndeshkimi i mundshem per krim te organizuar. Mbi shpine te Ises e HTH pos dyshimeve per krime te supozuara ekonomike pas lufte, rendojne edhe dy fondet tjera, Fondi i Qeverise, 3% dhe Fondi Vendlindja Therret, qe keta dy lidere mbajne pergjegjesi poashtu per jo-transparence.