Vizita e parë e Hotit si kryeministër do të jetë te varri i Rugovës

Në orët e para të mëngjesit, Avdullah Hoti e ka pranuar zyrtarisht detyrën e kryeministrit.

Vetëm gjysmë ore pas pranimit të detyrës, Hoti do ta udhëheqë mbledhjen ceremoniale të Qeverisë së re të Kosovës.

Në ndërkohë që vizita e parë e Avdullah Hotit si shef i ekzekutivit do të jetë për homazhe te varri i ish-presidentit dhe ish-liderit të LDK-së Ibrahim Rugova.

Hoti homazhe do të bëjë edhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, njofton Klan Kosova.

Ndërkaq, i pari i qeverisë ditën e parë të punës pritet ta përmbyllë me vizitën në Ministrinë e Shëndetëisë.