Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka deklaruar se i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, t’i propozojë Qeverisë shpalljen e emergjencës për shëndetin publik.
Në një shkrim në Facebook, pas konfirmimit të katër rasteve të reja me koronavirus në Kosovë, i pari i shëndetësisë njoftoi për kërkesën që i ka bërë kryeministrit.
“Bazuar në situatën e krijuar dhe me qëllim të ruajtjes së shëndetit të popullatës, porsa kërkova nga Kryeministri, Albin Kurti, që t’i propozojë Qeverisë shpalljen e emergjencës për shëndetin publik.“, u shpreh Vitia.
Vitia u ka bërë apel qytetarëve të ndjekin rekomandimet e Qeverisë.
Nga katër rastet e reja të konfirmuara sot, tri janë nga Malisheva dhe një nga komuna e Podujevës./21Media