Lajmi i fundit: Virusi korona, Mickoski dhe Zaev në izolim

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e jashtëzakonshme për shtyp njoftoi se dy liderët e partive më të mëdha në vend janë në izolim për shkak se kanë pasur kontakt me një gazetar që tashmë ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Pas informimit që ka marrë Ministria e Shëndetësisë që një gazetar televiziv është pozitiv me Covid-19, i cili javën e kaluar ka pasur intervistë me liderët E VMRO-së dhe LSDM-së, dhe Mickoski dhe Zaev janë testuar.Rezultati i Mickoskit tashmë ka rezlutuar negativ. Kurse rezultati i kreut të LSDM-së pritet gjatë ditës së sotme”, tha mes tjerash Filipçe.
Edhe përkundër rezultatit të testimeve për Covid-19, liderët e partive do të duhet të qëndrojnë në izolim seri sa të kalojnë 14 ditë nga kontakti i fundit me të infektuarin me Covid-19.