Vijon moti i ndryshueshëm, me reshje të kohëpaskohshme

Edhe gjatë javës së ardhshme moti do të jetë me reshje të herëpashershme të shiut dhe bubullima. Moti i paqëndrueshëm një ditë më parë, më së shumti është ndjerë në Kriva Pallankë ku ka pasur sasi më të madhe të reshjeve. Megjithatë, sasi e madhe uji u mblodh nëpër rrugët edhe të shumë komunave të tjera, si në Kumanovë, në Fshatrat e Likovës, madje edhe në kryeqytet. Në shumë rajone pusetat nuk mund të përballonin sasinë e madhe të ujit të mbledhur nga reshjet e shiu. Nga Enti Hidrometeorologjik thonë se në dy ditët në vazhdim do të ketë reshje shiu të kohë pas kohshme me intervale të shkurtra.

Në Kriva Pallankë ka pasur 34 litra për metër katrorë, 20 në Vinicë dhe Strumicë, 17 në Kumanovë, 16 në Demir Kapi, 13 litra në Gjevgjeli, 7 në Dibër, 4 litra në Dojranë. Në vendet tjera reshjet e shiu ishin të një intensiteti më të vogël -deklaroi Dushanka Tanushevska.