(VIDEO) Ndryshimet zgjedhore, Mahi Nesimi dërgon në Kushtetuese ligjshërinë e zgjedhjeve të fundit

Eksperti i çështjeve zgjedhore Mahi Nesimi ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese iniciativë për vlerësimin e kushtetueshmrisë dhe ligjshmërisë së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të cilat u mbajtën më 15 korrik të këtij viti. Nesimi thotë se zgjedhjet janë mbajtur në kundërshtim me dispozitën që parasheh se numri i votuesve në çdo njësi duhet të jetë më së shumti 5% më i mad hose më i vogël nga mesatarja, ndërsa me këtë sipas tij është shkelur edhe dispozita kushtetuese për baraspeshë të votës së çdo qytetari.

Mahi Nesimi, ekspert i zgjedhjeve

“Zgjedhjet janë jo ligjore meqë është shkel neni 4 alinea 7 e Ligjit për zgjedhjen e deputetëve, me të cilën parashihet që dallimi i zgjedhësve ndërmjet njësive zgjedhore i cili duhet të jetë ndërmjet minus pesë dhe plus pesë përqind. Në rastin konkret ne kemi tre njësi zgjedhore të cilat janë jashtë këtyre normave. Më konkretisht njësia 2 zgjedhore ka 5.45% më tepër votues prej mesatares shtetërore, pra ka mbi pesë përqind. Ndërkaq, njësia zgjedhore 3 dhe 4 kanë 6.75% respektivisht 7.89% më pak votues prej mesatares”

Me këtë përqindje, Nesimi thotë se mes njësisë së dytë dhe të tretë zgjedhore dallimi mes votuesve ka arritur në 40 mijë që dëshmon se pasha e votës ka qenë e cënuar në mënyrë drastike dhe jo vetëm simbolike.

Mahi Nesimi, ekspert i zgjedhjeve

“Me këtë rast dallimi ndërmjet njësisë zgjedhore numër dy dhe njësisë zgjedhore numër tre është diku 42.000 votues. Në njësinë zgjedhore numër dy ka 19 mijë votues më tepër prej mesatares, ndërsa në njësinë zgjedhore numër 3 ka 23.800 votues nën mesataren. Kjo gjithsesi që është dëshmi konkrete që zgjedhjet nuk kanë qenë të barabarta, ndërsa barabarzia e zgjedhjeve është një ndër kushtet bazike për t’u vlerësuar zgjedhjet si legjitime, të rregullta, etj”

Nesimi thotë se vendimin përfundimtar do ta marrë Gjykata Kushtetuese, por ai pret që të konstatohet shkelja e baraspeshës së votës dhe ligjshmëria e votimeve në ato rrethana.