“Kjo pendë, e cila është e vendosur në Likovë, furnizon me ujë të pijshëm qytetin e Kumanovës dhe fshatrat e saj, mirëpo jo edhe banorët e komunës së Likovës. Kjo për shkak se kjo komunë nuk ka të instaluar sistem të ujësjellësit. Ky projekt ka vite që është premtuar nga të gjithë politikanët që vijnë në krye të kësaj komune, por gjithçka që është bërë deri tani është vendosja e gypave, por asesi të bëhet furnizimi me ujë”.
Për banorët e komunës së Likovës uji përbën një luks të cilin e kanë vetëm disa orë në ditë, e në periudhën e verës nuk kanë aspak. Shumë banorë janë detyruar që të hapin puse, ose të shkojnë nëpër fshatra përreth për të mbushur ujë nëpër çezma, në mënyrë që t’i kalojnë ditët. Kjo përditshmëri për ata është bërë e bezdisshme dhe e papërballueshme, pasi kanë kaluar vite në pritje që të rregullohet kjo nevojë jetike.
Fshati Orizare është vendi nëpër të cilin kalon burimi i ujit të pendës se Likovës, ndërsa ata nuk kanë ujë. Të anketuar nga Tv Shenja, ata shprehen se vetëm 1 kilomentër e kanë larg pendën e nuk kanë ujë, ndërsa me të njejtin burim furnizohet gjithë qyteti i Kumanovës. Ata shprehen se janë të lodhur nga premtimet dhe duan realizim të tyre.
Qytetar:
“Në fshatin Orizare ujë nuk kemi, penda është 1 km afër, fshati nuk ka aspakt ujë, me puse…bartin njerëzit me vetura, me kova me vetura, me rezervuar, sepse kanë edhe kafshë…7-8 vite thon po e sjellim ujin por e sjellim ujin”.
Qytetar:
“Si e dij unë, si jam gjallë uji kalon në këtë teren të Likovës, por ne nuk kemi ujë…kemi probleme, kush ka puse kalon disi, por dikush që nuk ka mbushim me kanta dhe bure”.
Ndërsa, Bajram Ramadani nga fshati Sllupçan tregon se fqiu i tij e ka vëllain e sëmurë, ndërsa detyrohet që çdo ditë të shkoj diku të mbush ujë. Ai thotë se nuk dëshiron ta politizoj këtë problem, por me qenë se sot fillon fushata zgjedhore, u bënë apel partive politike ta zgjidhin këtë çështje ëpr banorët e kësaj ane.
Bajram Ramadani
“Mbi 20 vite që flitet për ujësjellës në komunën e Likovës, por ende nuk ka ujësjellës. Herë pas here jam dëshmitar se janë vendos disa gypa të ujësjellësit, mos teproj por disa herë janë përsërit ato instalime dhe prap në komunën tonë ujësjellës nuk ka. Asnjë fshat në komunën e Likovës nuk ka ujësjellës…Apeli im është i thjeshtë, që sa më shpejtë që është e mundur që qytetarëve shqiptarë në komunë e Likovës me të gjitha hallet që i kanë, së paku ti realizohet kjo ëndërr e kahmotshme…e kam një fqinj që e ka vëllain shumë të sëmurë dhe ai është i detyruar që çdo ditë të mbush ujë nga çezmat e fshatit që është e tmerrshme kur ta analizosh”.
Edhe kryetari i komunës së Likovës Erkan Arifi pranon se këtë projekt ai e ka nisur nga zeroja dhe se do të marrë kohë deri në përfundim, pasi i njejti parasheh 3 faza dhe kërkon kosto të lartë. Ai shtoi se realizimi i saj nuk varet vetëm nga komuna, megjithatë pret që të kryhet sa më shpejtë.
Erkan Arifi, kryetar i komunes së Likovës 01:59
“Ne në komunën tonë kemi filluar nga zeroja.Sa i përket rrjeteve sekondare, kemi bërë përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm duke përfshirë fizibiliti studimin, kemi bërë plotësim-ndryshimin e atij studimi, pastaj projektet kryesore për çdo fshat…është një projekt kapital i cili kërkon një kosto të lartë ku janë të kyçura Minitsria e Ambientit Jetësor dhe Planifkimti Hapësinior ku ata administrojnë objektin sendamental të ndërtimit, projekti i filter-stacionit ku administrohet nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve dhe prjekti sekondar i ujësjellësit në fshatin Likovë që administrohet nga Ministria e Ambientit dhe komuna e Likovës. Kështu që një datë konkrete nuk mund ta japim, pëtr arsye se nuk varet vetëm nga ne që kur dhe si”.
Projekti për ujësejllësin ka nisur me realizim që nga viti 2010, ndërsa ende është larg përfundimit.
/SHENJA/