Vetëvendosje: 10 mijë e 597 punëtorë janë regjistruar në Kosovë për 37 ditë

Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se për 37 ditë në Kosovë janë regjistruar 10 mijë e 597 punëtorë.

VV thekson se çdo punëtor i regjistruar përfiton kontratë një vjeçare, dhe se secilit punëtor i paguhen kontributet pensionale.

“Për një muaj e pak ditë, u regjistruan 10.597 punëtorë të cilët nuk figuronin më parë në regjistrin shtetëror”.

“Ky numër mund të rritet në ditët e ardhshme, pasi përmes regjistrimit bizneset dhe punëtorët përfitojnë nga masat e pakos emergjente që qeveria ka miratuar për t’i bërë ballë pandemisë COVID-19”, thuhet në njoftim.

 

Image may contain: text