Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli në dy vjetorin e vdekjes ka kujtuar Fadil Vokrrin duke e vlerësuar figurën e tij.
“Ai e ndërkombëtarizoi futbollin kosovar me kontributin e tij të pashoq dhe bëri që emri i një vendi të vogël si Kosova të shfaqet në syrin e gjithë botës”, ka shkruar Veseli në Facebook:.
Postimi në Facebook:
Guxoi të ëndërronte dhe nuk dështoi ta bënte realitet. Sot, në dy vjetorin e vdekjes e kujtojmë legjenden e futbollit, Fadil Vokrri.
Bashkë me Gramozin dhe bashkëshorten e Fadilit dhe miq të tjerë, bëmë homazhe tek varri i tij.
Ai e ndërkombëtarizoi futbollin kosovar me kontributin e tij të pashoq dhe bëri që emri i një vendi të vogël si Kosova të shfaqet në syrin e gjithë botës.
Kombëtarja e Kosovës e ka brenda vetes emrin dhe vlerat e Fadil Vokrrit dhe ne i jemi falënderues sot e përgjithmonë. Ëndrra vazhdon për kualifikim në Euro 2020 🇽🇰