Virusi korona siç duket ka filluar të ketë rënie në botë.
Ka vende të cilat kanë zbutur masat por ka edhe prej tyre që kanë dal krejtësisht nga karantina.
E njëri ndër ta është Zelanda e Re ku ka mposhtur koronavirusin tashmë me zero raste të infektuar.
Duke pasur parasysh se këngëtarja Vesa Luma jeton atje, nuk ka munguar reagimi i saj në rrjete sociale, saktësisht nëpërmjet Instagramit ku edhe ka treguar se është gëzuar nga ky fakt.
Ditë më parë kishte theksuar se po i mungon familja në pamundësi për të udhëtuar për ti parë.