Vesa Luma e lumtur për suksesin e Dua Lipës, ka disa fjalë për të

Dua Lipa edhe një herë na bëri krenar të gjithë shqiptarëve kudo në botë, pasi arriti të nominohet në gjashtë kategori në “Grammy Awards”.

Nominimit të Duas i janë gëzuar edhe artistët shqiptarë, të cilët shprehen të lumtur për arritjen e saj.

Këngëtarja Vesa Luma, me anë të një postimi në Instagram, e uroi artisten për suksesin me nominimet në “Grammy”.

“6 nominime në Grammy. Ne jemi në ajër Dua Lipa”, ka shkruar Vesa, duke shkëputur një video nga performanca e Duas në “American Music Awards”.

Kujtojmë se në një video që Dua e ndau me ndjekësit mbrëmë, shfaqet duke qarë në momentin kur e kuptoi se është nominuar në gjashtë kategori në “Grammy”.