Vërshimet në Gjilan (Foto)

Këto janë pamje nga reshjet e mbrëmshme në qytetin e Gjilanit.

Tashmë është bërë e zakonshme që sa herë të ketë reshje qyteti i Gjilanit përmbytet, si pasojë e mungesës së sistemit për grumbullimin e ujërave atmosferike. Rrugët e sheshet, shtëpitë e qytetarëve, madje edhe shkollat e pa-izoluara përmbyten nga ujërat atmosferikë dhe ujërat zeza.

Investimet infrastrukturore të proklamuara tash e mbi 20 vite, doli që janë mashtrim dhe dështim.

Pasi që nuk po mundet t’i parandaloj dëmet, Komuna duhet patjetër t’i ndihmoj qytetarët e dëmtuar, çoftë në aspektin material, si dhe në atë financiar, të cilët në kohë pandemie gjendjen financiare e kanë tejmase të rënduar. (Lëvizja Vetëvendosje)