Vendkalimi Bellanoc shumë i ngushtë për t’i përpi veturat që e vërshuan

Jo vetem vendkalimi kufitar “Bllacë” por edhe ” Bellanoc” u perballen sot me fluksin teper te madh te veturave nga te dyja anet e kufirit, pasiqë nga mesnata u hap kufiri me Kosovën, i cili ishte mbyllur per shkak te pandemisë. Nderkohe kufiri me Serbine akoma ngelet i mbyllur per shkak te virusit, kurse per ta kaluar kufirin ne Serbine ne Tabanoc, nevojitet test negativ antiCovid.