Vendimi për padinë e Ruskoskës, më 13 tetor

Më 13 tetor, do të dihet nëse VMRO-DPMNE do të duhet t’i paguajë 10 mijë euro Vilma Ruskovskës. Në gjykatën civile sot u publikuan dy videot parazgjedhore për të cilat prokurorja padit partinë. Paraqitja e provave përfundoi dhe vetëm me tre seanca u mbyll procesi i shpifjes i filluar nga Ruskovska pasi beson se është abuzuar në videot zgjedhore të VMRO-DPMNE.

“Shuma e dëmit është e parëndësishme në rastin konkret. Me rëndësi është që përfaqësuesit e partive ti frenojnë sulmuesit partiak dhe përfundimisht profesionistët, që tërë karrierën e tyre ia kanë kushtuar kryerjes së një veprimtarie të caktuar, të mos zhvlerësohen pa ndonjë dëshmi- deklaroi Pançe Eftimov, avokat i Vilma Ruskovskës.

Avokati i VMRO – DPMNE-së mendon se nuk është aq e rëndësishme nëse pala do të paguajë dëmshpërblim apo jo.

“Thelbi i këtij rasti nuk është nëse VMRO-DPMNE apo ndonjë parti tjetër politike do të paguajë dëmshpërblim pas shpifjes së pretenduar. Thelbi i këtij rasti është nëse do të kemi mendim kritik dhe liri të fjalës në Maqedoni, në përputhje me standardet evropiane apo do të kemi një demokraci fiktive- pohoi “Pançe Toshkovski, avokat i VMRO – DPMNE-së.

Avokati i Ruskovskës kërkoi nga Hristijan Mickoski, Igor Janushev, VMRO-DPMNE dhe Koalicioni që së bashku ta paguajnë kompensimin prej 10 mijë eurosh. Shefja e Prokurorisë për Krimin e Organizuar tregoi se ajo do t’i dhuronte paratë në Fshatin e Fëmijëve SOS.