Vendet afrikane e presin Ramazanin në ditë të ndryshme

HARTUM (AA) – Fillimi i muajit të Ramazanit në vendet afrikane përkon në ditë të ndryshme këtë vit.

Somalia, Mali, Nigeria, Kameruni, Etiopia, Xhibuti, Gana, Sudani i Jugut, Gambia, Sejshelet, Egjipti, Libia, Tunizia dhe Algjeria njoftuan se Ramazani fillon sot ndërkohë Afrika e Jugut, Senegali, Maroku dhe Sudani bënë të ditur agjërimi në këto vende fillon të shtunën.

Këshilli i Unionit të Dijetarëve të Afrikës së Jugut njoftoi se për shkak se nuk kanë arritur ta shohin Hënën, Ramazanin do ta fillojnë ditën e shtunë.

Gjithashtu edhe autoritetet fetare të vendeve si Senegali, Sudani dhe Maroku, për të njëjtën arsye muajin e agjërimit do të fillojnë nesër.