Vëllezërit nga Shkupi lansojnë këngën “Pam Pam” më 1 nëntor

Më 1 nëntor pritet të lansohet kënga “ Pam pam”, nga artistët e rinj nga Shkupi Fidan Limani dhe vëllai i tij Luan Limani. Dy artistët e rinj që jetojnë dhe veprojnë Gjermani, pritet të bëjnë debutimin e parë në muzikë, në zhanrin Rap. Produksioni Katana _ Musik _ Original, ka realizuar tekstin dhe videon e këngës “Pam, pam”. Vëllezërit Limani njoftojnë se kënga më datën 1 nëntor, do të lansohet në kanalet Spotify dhe Youtube.