Vëllezërit Besimi, Florini dorehiqet, Fatmiri ngelet pa vellaun ne Kuvend

Deputeti Florin Besimi nga radhët e BDI-së jep dorheqje nga posti i tij si deputet.

Këtë gjë e konfirmojnë burimet brenda partisë së BDI-së. Florin Besimi ishte i zgjedhur në njësin zgjedhore numër 6. Mbrëmë nga antikorupcioni thanë se deputeti Florin Besimi nga radhët e BDI-së nuk duhet të votoj për zgjedhjen e Qeverisë së re për shkak se vëllau i tij është kanditat për ministër të financave. Besimi sipas antikorupcionit nuk mund ta votoj vëllaun e tij sepse bëhet fjal për konflikt interesi.