Vëllai i Jakup Krasniqit: Ka faj Parlamenti që e ka votu Specialen

Daut Krasniqi, vëllai i ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, deklaron se intervistimi i tij është duke vazhduar.

Familja ka deklaruar se me të hyrë Specialja në shtëpinë e Krasniqit, atë e kanë ndarë në një dhomë në katin e parë të shtëpisë, në të cilën është duke u intervistuar që nga ora 06:30 të mëngjesit të sotëm.
Lexo Edhe:
Haradinaj-Stublla: Presim nga Gjermania të finalizojë çështjen e vizave

“Kanë ardhë herët, brenda është në dhomë janë t’u e intervistu. Ka faj Parlamenti që i kanë votu se kanë ditë çka po bëjnë”, ka deklaruar Dauti vëllai i Jakup Kransiqit për T7, transmeton Gazeta Express.

Ndryshe, zvokati mbrojtës i Jakup Krasniqit, Valon Hasani, deklaron se aktakuza e Speciales është konfirmuar si dhe paralajmëron transferimin e Jakup Krasniqit në Hagë. /Gazeta Express/