Kundër Dua Lipës ka reaguar edhe këngëtarja e turbo folkut serb, Svetlana Raznatoviq, e njohur si Ceca.
Ditë më parë kur nisi fushata për vendosjen e Kosovës në hartën e “Apple” ajo u përkrah edhe nga Dua Lipa e cila dhe publikoi në Instagram flamurin “Autochthonous”, ndërsa reagimet e serbëve kundër saj ishin të shumta.
“Unë nuk do të harxhoj asnjë fjalë për një injorante që nuk i di faktet historike. Gjithë çfarë duhet t’i them asaj është: Vogëlushe, ulu njëherë!”, tha vejusha e banditit serb Arkan.