Vedat Bajrami i bashkohet iniciativës për të mbjellë fidane në kryeqytet

Komuna e Prishtinës dhe Hortikultura kanë marrë iniciativë për mbjelljen e fidaneve në disa hapësira në kryeqytet.

E këtë nismë  e përkrahi edhe aktori Vedat Bajrami, i cili publikoi disa imazhe bashkë me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe disa të tjerë që kontribuuan për mbjelljen e fidaneve.

Mesazhi i aktorit ishte të kontribuojmë të gjithë në hapësirat ku jetojmë, ndërsa as këtë herë nuk e la anash humorin.

“Me Shpendin caffe de la Garazha Bregu i Diellit, biseduam per dy pishina në lagje dhe katër sauna Vera 2020 😂
Vazhdon mbjellja e Fidaneve nga Komuna e Prishtinës dhe Hortikultura”.në bashkpunimë me Banorët e lagjës Bregu i Diellit.Të gjithë të kontribojmë në hapsirat ku jetojmë 💪❤️”, janë fjalët e Vedatit.