Vdes Nexhadi Zylbeari, ish-drejtues i Sektorit për Urbanizëm në Tetovë

Komuna e Tetovës kumtoi se në moshën 55-vjeçare vdiq ish-drejtuesi i Sektorit për Urbanizëm, Nexhadi Zylbeari. Ai ishte drejtues i sektorit në periudhë nga viti 2013 deri në vitin 2017.

Kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi në profilin e saj në Fejsbuk theksoi se Komuna e Tetovë e humbi një kolegë të mirë e të kujdesshëm dhe një profesionist të përkushtuar.
“Me dhimbje të madhe sot e pranova lajmin për vdekjen e bashkëpunëtorit tim dhe mikut shumë të dashur Nexhadi Zylbeari. Të gjithë që kishin fatin ta njohin Nexhatiun, gjithmonë do ta mbajnë në mend si koelgë të kujdesshëm, profesionist të përkushtuar dhe mik të vërtetë, i cili gjithmonë dinte të na argëtonte me humorin e tij karakteristik. Do ta mbajmë në mend për nga pozitiviteti njerëzor dhe për nga gatishmëria për ta ndihmuar këdo në çdo kohë”, theksoi Teuta Arifi duke i shprehur ngushëllim familjes për humbjen.

Zylbeari me origjinë ishte nga Treboshi i Tetovës.