Vdes edhe një person i prekur me Covid-19 në Kosovë

Klinika Infektive i Shërbimit Spitalor dhe Universitar të Kosovës ka njoftuar se sot në orët e mëngjesit ka vdekur edhe një person i prekur me Covid-19.

“Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka njoftuar se sot, më 21 qershor 2020, në orët e mëngjesit ka vdekur në këtë klinikë pacienti E. K. (1968) nga Komuna e Rahovecit. I ndjeri ishte diagnostikuar me Covid-19”.

Që nga fillimi i paraqitjes së rasteve me koronavirusi në Kosovë, kanë humbur jetën 36 persona.