Vdekje në rritje nga koronavirusi, Spanja gati të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme

Sanchez pritet t’i drejtohet kombit në një fjalim televiziv më vonë të dielën, shkruan CNN.

Vendimi vjen në kohën kur numri i vdekjeve në koronavirus ka arritur në 394 përbrenda një dite, siç ka raportuar Ministria e Shëndetësisë së Spanjës.

“Kemi ditë të vështira përpara”, tha Sanchez në një konferencë televizive të shtunën.

“Duhet të përgatitemi nga një këndvështrim fiziologjik dhe emocional. Duhet të arrijmë deri në fund të javës tjetër të bëhemi të fortë, shumë të fortë. Rreziku është kudo”.

Spanja është izoluar dhe vendosur në gjendje të jashtëzakonshme që nga e premtja, përkatësisht 13 mars. Fillimisht periudha e gjendjes së jashtëzakonshme pritej të zgjaste 15 ditë.