Vdekja e tre anëtarëve të familjes nga Gjilani, dyshohet se u helmuan nga konsumimi i kërpudhave në Shqipëri

Policia e Shqipërisë në një raport paraprakë ka njoftuar se shtetasit kosovarë E. H., 78 vjeçe, A. H., 56 vjeç dhe F. H., 57 vjeçe nga Gjilani, dyshohet se kanë mbledhur kërpurdha dhe pasi i kanë konsumuar në banesën e tyre në Gjirin e Lalëzit, janë helmuar. Ndërkohë, janë proceduar penalisht dy mjekë në Manës për veprën “Mjekim i pakujdesshëm”, pasi si pasojë e përkeqësimit të shëndetit kanë ndërruar jetë shtetasit kosovarë.

Raportin e policisë e ka publikuar ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, i cili i ka shprehur ngushëllime familjes Haliti nga Gjilani për humbjen e jetës së familjarëve të saj në Gjirin e Lalëzit në Shqipëri.

Ambasada njofton sipas raportit paraprak të policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manëz, kanë proceduar penalisht për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”, shtetasit Sh. B., 54 vjeç dhe J. K., 60 vjeç, banues në Durrës, me detyrë mjek në qëndrën shëndetësore Manëz, pasi si pasojë e përkeqësimit të shëndetit kanë ndërruar jetë shtetasit kosovarë E. H., 78 vjeçe, A. H., 56 vjeç dhe F. H., 57 vjeçe ( familjarë), të cilët nga hetimet paraprake dyshohet se këta shtetas kanë mbledhur kërpurdha dhe pasi i kanë konsumuar në banesën e tyre në Gjirin e Lalëzit janë helmuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme